Udhëzuesi për mbrojtjën e të dhënave

Mbrojtja e privatësisë është shumë e rëndësishme për ne. Kjo politikë e privatësisë përcakton Zott SE & Co. KG udhëzimet për grumbullimin, përdorimin dhe zbulimin e informacionit personal të Zott SE & Co. KG-së.

Të dhënat e kontaktit

Vërejtjet tuaja në lidhje me politikën për mbrojtjën e të dhënave janë të rëndësishme për ne. Nëse ju besoni që ne nuk i kemi ndjekur këto udhëzime, apo nëse doni të rishikoni dhe modifikoni të dhënat tuaja personale, ju lutem të na kontaktoni përmes formës tonë të kontaktit dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje ekonomikisht të arsyeshme për të larguar shqetësimin tuaj.

Mbledhja e informatave personale

Gjatë përdorimit aktiv të kësaj faqe, ju mund të jepni informata personale tek Zott SE & Co. KG. Brenda fushës së udhëzimeve të mbrojtjës së të dhënave, të dhënat personale do të thotë çdo informacion me të cilën ju mund të identifikoheni personalisht ose të lidheni me një informacion të tillë, por jo emri juaj, titulli apo adresa e biznesit apo numri i telefonit i një punonjësi të një kompanie. Në disa raste, ne gjithashtu e përdorim "cookies" për të na ndihmuar të dizajnojmë përvojën tuaj online me ne për juve personalisht. Një "cookie" është një skedar i vogël teksti që është ruajtur në kompjuterin tuaj me të cilën ne mund të bëjmë vizitën tuaj në faqen tonë më miqësore. "Cookies" na jep informacion në lidhje me përdorimin tuaj të faqes së internetit të cilat mund të na ndihmojnë për të përmirsuar faqen e internetit dhe për të bërë vizitën tuaj më të mirë. Të gjitha të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet "cookie-s" do të trajtohen në përputhje me udhëzimet e mbrojtjes së të dhënave. Nëse ju keni vendosur që shfletuesi juaj t'ju paralajmërojë para se të pranoni "cookies", ju duhet të merrni një mesazh paralajmërues me çdo "cookie". Ju mund të refuzoni për të pranuar "cookies" duke rregulluar parametrat e shfletuesit tuaj në përputhje me rrethanat. Megjithatë, ju duhet të dini që faqja jonë, ashtu si faqet tjera të njohura, mund të jetë në gjendje të ofrojë funksionalitet të kufizuar nëse "cookies" janë të deaktivizuara.

Përveç kësaj, kjo faqe e internetit përdor Google Analitikë, një shërbim analitik i faqës së internetit i ofruar nga Google Inc. Google Analitika përdor "cookies", skedarë teksti që janë ruajtur në kompjuterin tuaj, për të analizuar se si përdoruesit e përdorin faqen e internetit. Informacioni i gjeneruar nga "cookie" për përdorimin tuaj të faqes së internetit (duke përfshirë adresën tuaj IP) do të transmetohet dhe ruhet në një server të Google-it në SHBA. Google do të përdorë këtë informacion për të vlerësuar përdorimin tuaj të internetit, të përpilojë raporte mbi aktivitetin e internetit për operatorët e internetit dhe për të ofruar shërbime të tjera që lidhen me përdorimin e internetit dhe sherbimet përkatëse. Google, gjithashtu, mund të transferojë këtë informacion tek palët e treta, nëse kërkohet me ligj ose kur palët e treta  procesojnë informacionin në emër të Google-it. Në asnjë rrethanë Google nuk do të ju lidhë IP adresën tuaj me ndonjë të dhënë tjetër të mbajtur nga Google. Ju mund të refuzoni përdorimin e "cookies" duke zgjedhur parametrat e duhur në shfletuesin e juaj; megjithatë, ne theksojmë se ndoshta ju nuk jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionet e kësaj faqe në tërësi. Duke përdorur këtë faqe, ju jeni dakord për përpunimin e të dhënave rreth jush nga Google në mënyrën e përshkruar më lartë dhe me qëllimin e lartpërmendur. Mbledhja e të dhënave dhe ruajtja mund të revokohen në çdo kohë me efekt për të ardhmen. Në kuadër të debatit në lidhje me përdorimin e mjeteve analitike me IP adresë të plotë, ne duam të theksojmë se kjo faqe e internetit përdor "Google Analytics" me shtesën, "_anonymizlp ()", duke u aplikuar dhe kështu vetëm IP adresat e shkurtuara janë përpunuar në mënyrë për të përjashtuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë personale.

Përdorimi dhe zbulimi i informacionit personal

Me përjashtim të rasteve kur ne jemi të detyruar ligjërisht të zbulojmë informatat personale (p.sh. nëse gjykatat, autoritetet qeveritare ose autoritetet e zbatimit të ligjit kërkojnë dhënien e informacionit të tillë në përputhje me ligjet e shteteve përkatëse), Zott SE & Co. KG nuk do shesë, zbulojë apo të japë të dhënat tuaja personale palëve të treta.

Siguria e informacionit tuaj personal

Faqja jonë e internetit përdor masat e sigurisë për të mbrojtur kundër humbjes, keqpërdorimit dhe ndryshimit të paautorizuar të informacionit i cili është nën kontrollin tonë.

Ndryshimet në këto udhëzime për mbrojtjën e të dhënave

Herë pas here, Zott SE & Co. KG rifreskon këto udhëzime të mbrojtjes së të dhënave, në mënyrë që të jetë në gjendje të ju përgjigjet ndryshimeve të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave. Ne ju kërkojmë që herë pas here ti lexoni këto udhëzime për mbrojtjen e të dhënave për të kuptuar se si Zott SE & Co. KG mbron të dhënat tuaja personale.